Qeveria e Kosovës dritë jeshile nismës së PDK: S’ka pengesa ligjore për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

3 October 2026, 10:03 / KOSOVA ALFA PRESS

Qeveria e Kosovës dritë jeshile nismës së PDK: S’ka

Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se nuk ka pengesa ligjore për nismën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në vendimin e datës 02 tetor 2026, të nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti, Qeveria ka shqyrtuar kërkesën e Kuvendit të Kosovës, të datës 23 shtator 2026.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 1108, të datës 23 shtator 2026, vlerëson se nuk ka pengesa ligjore për Nismën për ‘Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar’”, thuhet në vendim.

Sipas dokumentit, vendimi bashkë me tekstin e mendimit nga pika e parë i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Dokumenti është hartuar në mbledhjen e Qeverisë, e cila u mbajt këtë të premte, dokument ky, i cili mban firmën e kryeministrit të Kosovës.

Gjatë pasdites së sotme kryeministri, Albin Kurti, zhvilloi takim me kreun e PDK-së, Bedri Hamza në përpjekje për të gjetur një rrugëzgjidhje për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, pasi afati përfundimtar është data 6 tetor, ndryshe vendi shkon sërish në zgjedhje.

Kreu i PDK-së tha se në takim me Kurtin nuk kishte patur marrëveshje për temat e diskutuara, por gjithsesi e la të hapur mundësinë e takimeve në vijimësi.

Qeveria e Kosovës dritë jeshile nismës së PDK: S’ka

Po ndodh...