“Intimiteti i një gruaje nuk është lojë për ta poshtëruar”/ Eli Fara reagon për herë të parë pas publikimit të videove intime

3 October 2026, 13:27 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Intimiteti i një gruaje nuk është lojë për ta

Këngëtarja Eli Fara ka reaguar për herë të parë publikisht pas publikimit dhe shpërndarjes së videove intime, duke folur për cenimin e privatësisë dhe gjykimin publik.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Fara shprehet se po përjeton një dhimbje që nuk ia uron asnjë gruaje, ndërsa thekson se pasojat e një situate të tillë prekin edhe familjen.

“Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu”, shkruan ajo.

Fara vë në dukje gjithashtu rëndësinë e privatësisë, duke theksuar se të qenit artiste nuk do të thotë të humbasësh të drejtën për jetën private dhe dinjitetin.

“Kam kaluar një jetë në skenë, duke ndarë me publikun këngën dhe dashurinë për artin. Sot po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje: cenimin e privatësisë dhe përballjen me gjykime e fyerje që prekin edhe familjen time”, shprehet këngëtarja.

Në fund, ajo falënderon familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur publikisht apo privatisht, duke deklaruar se do të vazhdojë përpara “me dinjitet dhe me kokën lart”.

“Intimiteti i një gruaje nuk është lojë për ta

“Intimiteti i një gruaje nuk është lojë për ta

“Intimiteti i një gruaje nuk është lojë për ta

Po ndodh...