Vijon lufta me flakët në Gjinar, terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen

3 October 2026, 19:33 / AKTUALITET ALFA PRESS
Vijon lufta me flakët në Gjinar, terreni i vështirë

Vijon lufta me flakët në zonën e Gjinarit, në bashkinë e Elbasanit, ku situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thyer.

Vatrat e zjarrit në malin e Bukanikut po përballohen nga forcat zjarrfikëse, ndërsa terreni i vështirë po e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen për vendosjen nën kontroll të flakëve.

Zjarri dyshohet se nisi si pasojë e shkarkesave elektrike gjatë motit të keq të mesjavës së kaluar.

Për shuarjen e flakëve po punohet edhe nga ajri, me helikopterë që po hedhin ujë në zonat e prekura, në ndihmë të forcave në terren.

Po ndodh...