Thellohet skandali në kopsht në Korçë, me simptoma helmimi dhe fëmijë të tjerë
Thellohet skandali në kopshtin e fëmijëve në Korçë.
Pas rastit të gjashtë fëmijëve që u paraqitën në spital me simptoma gastrointestinale, burime bëjnë me dije se edhe fëmijë të tjerë kanë shfaqur simptoma të ngjashme, por nuk janë paraqitur në spital.
Sipas prindërve shqetësimet janë shfaqur pas konsumimit të drekës në kopsht, ndërsa disa prej tyre kanë raportuar probleme shëndetësore te fëmijët, raporton gazetarja Lorena Kodra.
Prindërit shprehen të indinjuar dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, duke kërkuar që të merren masa për verifikimin e situatës dhe të garantohet siguria e fëmijëve.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për të përcaktuar nëse simptomat e fëmijëve kanë lidhje me ushqimin e konsumuar në kopsht apo me ndonjë rrethanë tjetër.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
