Të shtëna me armë zjarri në Ndroq/ Policia rrethon zonën, shoqërohen të afërmit e Sinan Idrizit
Të shtëna me armë janë regjistruar pak minuta më parë në Ndroq.
Efektivët e komisariatit nr. 6 në Tiranë morën informacione për të shtënat, e ndërsa të paktën dy furgona policie kanë rrethuar zonën.
Burimet bëjnë me dije se protagonist kanë qenë të afërm të familjes së Sinan Idrizit. Të shoqëruar nga policia janë Sinan, Ramiz, Serxho dhe Dashamir Idrizi. Po të njëjtat burime shtojnë se sapo policia është afruar pranë banesës së këtij shtetasi, të dyshuarit kanë hedhur armët e zjarrit, e ndërsa policia ka gjetur të paktën dy prej tyre.
Të gjithë personat janë shoqëruar në polici.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Në Sallën Operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zbarqe, Ndroq, ishin dëgjuar të shtëna me armë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Gjatë veprimeve të para hetimore dhe kontrollit të zonës, është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu (çifte) dhe municion. Për verifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit, janë shoqëruar 4 shtetas në Komisariat.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
