Valëvit prej 74 ditësh në protestë flamurin shqiptar, Agron Jemini rrëfen kërcënimet: Janë përpjekur të më largojnë!

Agron Jemini, një prej protestuesve që prej javësh shfaqet në shesh me flamurin shqiptar në duar, thotë se është përballur me kërcënime dhe tentativa për ta larguar nga protestat kundër qeverisë.
I ftuar në ‘Programin e Drekës” me Ola Brukon në News24, Jemini rrëfeu se ndaj tij janë bërë përpjekje të ndryshme për ta bindur që të tërhiqet nga protesta, por ai pretendon se nuk është dorëzuar dhe se do të vijojë të dalë në shesh.
Sipas tij, një prej episodeve ka ndodhur gjatë protestës së diasporës, kur dy vajza i janë afruar dhe i kanë thënë të heqë dorë nga qëndrimi i tij.
“Më erdhën dy vajza dhe më thanë: ‘Lëre betejën se gjyshi ynë ka vdekur nga tre plumba. Kështu që lëre betejën, po lufton kot’.”. Jemini tha se janë tentuar të përdoren edhe çështje personale për ta larguar nga protesta.
“Janë përpjekur të gjejnë edhe disa çështje personale, por nuk ia kanë dalë’. Pavarësisht këtyre episodeve, ai deklaroi se do të vijojë të protestojë dhe se nuk e konsideron veten pjesë të ndonjë force politike.
“Unë nuk merrem me politikë, por ndikohem vetëm nga flamuri”, tha Jemini. Jemini tregoi se për të flamuri shqiptar është bërë simboli kryesor i angazhimit të tij në protestë dhe se çdo pasdite shkon në shesh.

Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128