Rritje abuzive apo treg i lirë? Nafta kap 215 lekë/litër ndërsa bursa ndërkombëtare është në rënie

13 August 2026, 19:07 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS
Rritje abuzive apo treg i lirë? Nafta kap 215 lekë/litër

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Shqipëri ka pësuar sërish rritje, duke shkuar në 215 lekë për litër. Nga 199 lekë që ka qenë pak ditë më parë, çmimi i naftës është rritur me 16 lekë për litër, duke u rikthyer në nivele më të larta pas uljes që u regjistrua.  

Edhe në tregjet globale ka pasur lëkundje të vazhdueshme të çmimeve të naftës, por momentalisht çmimi i naftës bruto Brent po tregtohet me rreth 87.42 dollarë deri në 87.96 dollarë për fuçi, që është një çmim relativisht i ulët.

Zhvillimi rikthen në vëmendje mënyrën se si funksionoi tregu gjatë periudhës mars-qershor të këtij viti, kur për shkak të luhatjeve të forta në bursat ndërkombëtare u aktivizua Bordi i Transparencës. Në atë periudhë, çmimet maksimale të karburanteve përcaktoheshin nga Bordi dhe monitoroheshin në terren për zbatimin e tyre nga operatorët.

Po ndodh...