Durrës/ Sherr i përgjakshëm në çift, plagosen me thikë burrë e grua

13 August 2026, 18:07 / AKTUALITET ALFA PRESS
Durrës/ Sherr i përgjakshëm në çift, plagosen me

Një konflikt në familje është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Shkozetit, në Durrës.

Sipas të dhënave paraprake, një çift, burrë e grua, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se kanë pësuar dëmtime me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14, në Shkozet, përballë ambienteve të AKU-së.

Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në konflikt, ndërsa pritet që policia të zbardhë dinamikën e plotë të ngjarjes. Hetimet për rastin vijojnë.

Po ndodh...