"Nuk më interesonte asgjë tjetër”/ Nicole Kidman kujton martesën me Tom Cruise: U dashuruam marrëzisht

Nicole Kidman ka folur për herë të rrallë për martesën e saj me Tom Cruise dhe për vendimin që mori në fillim të karrierës, kur dashurinë e vendosi mbi suksesin profesional.
Në një intervistë për British Vogue, aktorja fituese e Oscarit kujtoi fillimet e marrëdhënies me Cruise dhe tha se në atë periudhë nuk ishte e shqetësuar për ndikimin që martesa mund të kishte në karrierën e saj.
“U dashuruam marrëzisht dhe ishte kaq e thjeshtë”, tha Kidman.
Ajo tregoi se njerëzit përreth saj e kishin paralajmëruar se martesa mund të ndikonte në karrierën e saj, por kjo nuk ishte shqetësimi i saj në atë kohë.
“Doja të isha e martuar me njeriun që doja”, u shpreh aktorja, duke shtuar se ishte e gatshme të hiqte dorë edhe nga karriera për marrëdhënien.
“Sigurisht që do ta flijoja karrierën time. Nuk më interesonte”, tha Kidman.
Kidman dhe Cruise u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Days of Thunder” dhe u martuan në vitin 1990. Çifti adoptoi dy fëmijë, Isabella dhe Connor, ndërsa martesa përfundoi me divorc në vitin 2001.
Aktorja ka treguar më parë se ishte e re, impulsive dhe naive kur u martua në fillim të të njëzetave. Pas divorcit nga Cruise, ajo u përqendrua në karrierë dhe arriti një tjetër nivel suksesi me role të rëndësishme, përfshirë atë në “Moulin Rouge!”.
Në intervistën e fundit, Kidman foli edhe për divorcin e saj të dytë, nga këngëtari Keith Urban. Dyshja ishte martuar në vitin 2006 dhe u nda në vitin 2025.
Aktorja pranoi se një ndarje e dytë nuk bëhet domosdoshmërisht më e lehtë.
“Çdo herë është diçka e re”, tha ajo, duke shtuar se sot ndihet më e qetë përballë vëmendjes së mediave ndaj jetës së saj private.
Në këtë fazë të re, Kidman tha se po përpiqet të “përqafojë dashurinë”, duke e parë këtë periudhë si një kapitull të ri në jetën e saj.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128