EMRI/ Policia ndalon imamin e njohur në Kosovë
13 August 2026, 22:00 / KOSOVA
Imami i njohur Elvedin Pezic është ndaluar pasditen e sotme nga Policia e Kosovës në fshatin Vitomiricë të Pejës, pasi sipas raportimeve të gazetares së Klan Kosovës Altiana Zogaj, ai rezultonte me ndalim hyrjeje në territorin e Kosovës.
Pezic u zbulua nga autoritetet ndërsa kishte shkuar për të mbajtur një ligjëratë dhe aktivitet fetar në Qendrën Rinore të Vitomiricës, i cili ishte planifikuar të zhvillohej nga ora 17:15 deri në orën 19:00. Për shkak të ndalimit, imami u shoqërua në stacionin e policisë për t'u intervistuar, ndërkohë që ende nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare të këtij vendimi dhe policia nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare lidhur me rastin.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Nga Adri Nurellari
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128