“Balluku i ka vjedhur paratë tona!”, qytetari: Duam dorëheqjen e Ramës pa negocim
Një qytetar ka marrë fjalën në protestën e 26-të për largimin e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar mbështetjen e tij për lëvizjen qytetare dhe duke kërkuar largimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës.
Duke treguar se ka punuar në minierë dhe tashmë është pensionist, ai akuzoi Belinda Ballukun se ka vjedhur paratë e tyre.
Qytetari: Sot protestoj në mbështetje të rinisë, të largohet Edi Rama dhe Sali Berisha. Për arsye se ata e kanë dhunuar vendin ekonomikisht, kanë 35 vjet që na gllabërojnë.
Kam qenë punonjës miniere, tani kam arritur te pensioni. Kjo (Belinda Balluku) ka vjedhur paratë tona, nën hyqmin e Edi Ramës.
Ndaj ne kërkojmë dorëheqjen e Ramës pa negociim, dorëheqjen e Berishës pa negociim. Ata janë të njësoj, kështu që rinia u pa edhe mbrëmë në gjithë atë rrebesh që është e vendosur për t’i shkuar deri në fund. Kush vjen në protestë, të vijë me bindje të plotë: Rama në burg, Berisha në burg.
Po ndodh...
Kasta kundër popullit
ide
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
Rama& Berisha, përse i refuzojnë mesazhet e protestës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128