Shpërndante drogë në burgje, arrestohet me kokainë polici

25 June 2026, 17:55 / AKTUALITET ALFA PRESS
Shpërndante drogë në burgje, arrestohet me kokainë polici

 

Ditëne sotme, është arrestuar në flagrancë një punonjës policie në IEVP Durrës, i cili u kap duke i dhënë kokainë një të burgosuri.

Mësohet se, punonjësi me inciale A. P. dhe i dënuari A. M., u prangosën nën akuzën për futje të sendeve të ndaluara në burg dhe prodhim e shitje të narkotikëve.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur nëse ky episod është i izoluar apo pjesë e një rrjeti më të gjerë abuzimi brenda institucionit.

Sot në datën 25.06.2026, nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasve A. P.  me detyrë punonjës policie në IEVP Durrës dhe A. M. i burgosur në IEVP Durrës, për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve me Burgim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 324/a dhe 283 të Kodit Penal.

Kjo pasi, në IEVP Durrës, nga kontrolli i ushtruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në bashkëpunim me DPB është konstatuar se punonjësi i policisë së burgjeve A. P., gjatë ushtrimit të detyrës brenda në IEVP, i ka dhënë të burgosurit A. M., një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë.”, thuhet në njoftim.

Po ndodh...

ide