Dëmtimi i rëndë i Ismail Kone, FIFA pezullon me 5 ndeshje Madibon
FIFA ka marrë masa të ashpra ndaj mesfushorit të Katarit, Assim Madibo, pas ndërhyrjes që shkaktoi dëmtimin e rëndë të futbollistit kanadez Ismael Koné gjatë ndeshjes mes Katarit dhe Kanadasë në Kupën e Botës.
Organizmi më i lartë i futbollit botëror ka vendosur ta pezullojë Madibon për pesë ndeshje, pas faullit që solli një nga incidentet më të rënda të turneut. Si pasojë e ndërhyrjes, Koné pësoi frakturë të tibias dhe peronës, duke i dhënë fund para kohe aventurës së tij në Botëror.
Madibo kishte munguar edhe në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Bosnjë-Hercegovinës, pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq në sfidën kundër Kanadasë. Katari u eliminua nga turneu pas humbjes në atë përballje, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në fazën e grupeve.
Ndërkohë, Ismael Koné vazhdon procesin e rikuperimit. Mesfushori kanadez ishte i pranishëm në stadium për ndeshjen mes Kanadasë dhe Zvicrës, duke mbështetur nga afër bashkëlojtarët e tij.
I ulur në një karrocë invalidësh pranë fushës, Koné mori duartrokitjet e tifozëve, ndërsa tregoi edhe një herë lidhjen e fortë me skuadrën kombëtare, pavarësisht dëmtimit të rëndë që e detyroi të largohej nga gara.
Po ndodh...
Kasta kundër popullit
ide
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
Rama& Berisha, përse i refuzojnë mesazhet e protestës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128