Diell në mëngjes dhe reshje shiu lokale në mesditë, parashikimi i motit për këtë të premte

26 June 2026, 08:18 / AKTUALITET ALFA PRESS
Diell në mëngjes dhe reshje shiu lokale në mesditë,

Kushtet atmosferike gjatë ditës së premte do të jenë kryesisht të qëndrueshme, megjithëse në orët e mesditës dhe pasdites priten reshje të përkohshme shiu në një pjesë të madhe të vendit.

Sipas parashikimit, moti do të jetë i kthjellët deri në mesditë, ndërsa më pas do të ketë shtim të vranësirave mesatare e herë pas here të dendura kalimtare në pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të pasdites, moti do të kthjellohet sërish në shumicën e zonave.

Nga mesdita deri në pasdite priten reshje shiu afatshkurtra dhe me intensitet të dobët në pjesën më të madhe të vendit, me përjashtim të vijës bregdetare dhe, në disa raste, Ultësirës Perëndimore. Në zonat malore të lindjes dhe jugut, reshjet do të shoqërohen në intervale të shkurtra me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.

Reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin pas orëve të pasdites.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina herë pas here do të arrijë deri në 14 m/s.

Në det, valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.

 

Po ndodh...

ide