'Gjithologët'/ Kumbaro i kthehet zemëratës popullore për Banjat e Bënjës: Puna ende s’ka mbaruar , ejani në Përmet të shijoni Vaskë Currin

26 June 2026, 13:18 / POLITIKË ALFA PRESS

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka zgjedhur t’i përgjigjet me një ton sfidues dhe shpesh ironizues alarmit të ngritur nga qytetarët, aktivistët dhe specialistët lidhur me ndërhyrjet në Banjat e Bënjës në Përmet, një prej monumenteve natyrore më të njohura të vendit.

Në vend të adresimit të drejtpërdrejtë të shqetësimeve për betonizimin e zonës dhe ndikimin që projekti mund të ketë mbi ekosistemin dhe identitetin natyror të Bënjës, ministrja ka preferuar të etiketojë kritikët si "gjithologë" dhe komentet si produkt i "lenteve të spekulimit" apo i "Facebook-ut gjitholog".

Megjithatë, debati publik nuk lidhet me testimet teknike apo me faktin nëse kantieri ka përfunduar ose jo, por me vetë filozofinë e ndërhyrjes në një monument natyror që për dekada ka tërhequr vizitorë pikërisht për autenticitetin dhe karakterin e tij të paprekur.

Për shumë qytetarë dhe ambientalistë, reagimi i ministres shihet si një tjetër rast i injorimit të alarmit publik për çështjet mjedisore, në një kohë kur vendi ka parë debate të forta edhe për ndërhyrje të tjera të diskutueshme në natyrë, përfshirë projektet që kanë prekur peizazhe dhe ekosisteme të rëndësishme si zona e Kanionit të Erzenit.

Postimi i Kumbaros:

Fotot e mëposhtme nga Ujërat termale të Bënjës janë të SOTMET dhe kush do të shohë me sytë e logjikës dhe jo me lentet e spekulimit, e ka shumë të lehtë të bëjë dallimin mes transformimit që ka pësuar Bënja sot, dhe kaosit të deridjeshëm.
Por nuk është thënë ASNJËHERË që kantieri ka përfunduar, sepse janë duke u bërë testimet e nevojshme me prurjet e ujit, nivelin e vaskave, dhe boshatisja e herëpashershme e vaskave është pjesë e këtij procesi.
Sa flasim, vaskat po mbushen sërish, në mënyrë të kontrolluar, sepse inxhinierët (ata të vërtetët, jo gjithologët) e dinë saktësisht se si kryhet kjo punë.
Por këtë fundjavë ju njoftoj se skena natyrore dhe ajo infrastrukturore e re e Bënjës do të kthehet në një skenë të madhe kulturore ku nuk do të mungojnë të gjitha zbavitjet, artistët, dhe sidomos muzika unikale përmetare, ndërsa pikërisht tani që po shkruaj këto rreshta, vizitorët janë duke shijuar vaskat e Bënjës, në kontrast me stuhinë e statuseve të rrjeteve sociale!
Thënë kjo, tani dy fjalë, si deputete e asaj zone:
Prej ditësh dëgjoj e lexoj turlilloj komentesh mbi banjat e Bënjës në Përmet, me një dëshirë malinje, jo vetëm për të bërë si ekspertë që nuk jemi, por edhe për të nxirë një destinacion të jashtëzakonshëm, ku njerëzit janë shpirtbardhë, punëtorë e krijues si rrallëkund - dhe këtu e kam fjalën për përmetarët   që më kanë dhënë mësimet më të vyera në jetë e me të cilët kemi ndërtuar e bërë aq shumë punë - për ta bërë Përmetin destinacionin e preferuar, pikërisht atë Përmet që deri para 7-8 vitesh, përveç përmetarëve që riktheheshin te familjet, apo ndonjë zyrtari që shkonte me shërbim, nuk i shkonte mendja njeriu ta shkelte! As tabelë tek Ura e Leklit nuk kishte në vitin 2015 që të tregonte se ku binte Përmeti!
Prej muajsh kemi thënë e treguar se zona e “Ujrave termale të Bënjës” është në kantier rikualifikimi, falë një investimi dhe projekti të bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit  , me rrugë aksesi të reja, me mjedise shërbimi të reja, me hapësira rekreative për çlodhje e për aktivitete që krijojnë edhe mundësi për festa kulturore e promovuese të traditës dhe produkteve të jashtëzakonshme përmetare.
Të gjitha ndërhyrjet – siç shihen në foto apo siç mund t’i shijoni kur ta vizitoni – janë bërë me materiale në harmoni me natyrën   dhe brenda estetikës së peizazhit që Perëndia i ka dhuruar asaj zone ku shekujt kanë lënë gjurmët e tyre njerëzore.
Ndërkohë puna ende s’ka mbaruar  
Janë duke u bërë testimet e nevojshme me prurjet e ujit, nivelin e vaskave, dhe boshatisja e herëpashershme e vaskave është pjesë e procesit.
Dhe tani boll e patë Përmetin e Bënjën me syzet e errëta të fejsbukut gjitholog, ejani në Përmet të shijoni Vaskë Currin, bash aty te vaskat termale me ujë

 

Po ndodh...

ide