Protestë kundër Rusisë/ Mijëra sllovakë mbushin sheshin në Bratislavë, kundër politikave të kryeministrit Fico

13 Mars 2024, 16:04 / BOTA ALFA PRESS

Protestë kundër Rusisë/ Mijëra sllovakë mbushin sheshin

Mijëra protestues dolën të martën në rrugët e kryeqytetit të Sllovakisë, Bratislava, për të ngritur zërin e tyre kundër qeverisë, me kritikat se është afruar shumë me Rusinë.

Ata vunë në dukje politika pro Moskës që bien ndesh me interesat e Sllovakisë dhe Bashkimit Evropian.

Demonstrata filloi me tingujt e sirenave të sulmit ajëror teksa organizatori theksoi se njerëzit në Ukrainë e dëgjojnë këtë zhurmë çdo ditë tashmë.

Qeveria e kryeministrit Robert Fico ka ngritur alarmin në mesin e kritikëve që nga marrja e pushtetit tetorin e kaluar me kritikat e saj të forta për ndihmën ushtarake të Evropës për Ukrainën dhe shtytjen e saj për të rinovuar lidhjet ruse si kulturore ashtu edhe politike.

Rasti i fundit erdhi këtë muaj kur ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Juraj Blanar zhvilloi bisedime me homologun rus Sergei Lavrov, një takim i rrallë i nivelit të lartë midis një shteti anëtar të Bashkimit Evropian dhe një vendi që BE-ja ka kërkuar ta izolojë.

Protestuesit shprehën indinjatën e tyre në mënyrë paqësore, mbajtën fjalime në podiumin ku ishte vendosur dhe flamuri i Unionit Evropian dhe mbajtën në duar pankarta pro Ukrainës.

 

Po ndodh...

ide