
Reuters: Ushtria amerikane dërgon avionët F-22 në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara po rrisin ndjeshëm praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, në sfondin e përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit.
Tre zyrtarë amerikanë konfirmuan se Uashingtoni ka vendosur të dërgojë avionë të avancuar luftarakë në rajon, përfshirë F-16, F-35, dhe F-22 Raptor.
Sipas burimeve, vendosja e këtyre mjeteve ajrore ka karakter mbrojtës dhe synon të përforcojë kapacitetet e SHBA për të reaguar ndaj kërcënimeve ajrore në rajon.
Zyrtarët kujtuan se avionët në fjalë janë përdorur më parë për të neutralizuar raketa dhe drone.
Ky zhvillim vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të kërkojë zgjidhje diplomatike për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. /Reuters

Pse të gjithë në PD janë në garë për 'bustin' e Berishës?
ide


Analizë gjaku PD-së

Zegjineja nga fshati dhe Kryeministri nga Kryeqyteti!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128