
Salernitana raporton 21 të helmuar, shtyhet ndeshja vendimtare kundër Sampdorias

Një situatë kaotike ka përfshirë klubin e Salernitanës, pas ndeshjes me Sampdorian, ku këta të fundit fituan 2-0.
Ekipi nga Campania ka njoftuar se 21 anëtarë të skuadrës, përfshirë lojtarë dhe pjesëtarë të stafit teknik, janë helmuar.
Gjatë kthimit me avion, disa lojtarë shfaqën probleme dhe në aeroport mbërritën disa ambulanca. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për helmim, i cili mund të ketë ardhur nga ushqimi.
Në këtë situatë, Salernitana ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes së kthimit ndaj Sampdorias, e cila është planifikuar më 20 qershor. Në këtë situatë, Federata italiane ka pranuar kërkesën e klubit ndërsa takimi tashmë është shtyrë më datë 22 qershor.
Skuadra që fiton, do të luajë në Serie B sezonin e ardhshëm, ndërsa ajo që humb në Serie C. Sampdoria ka avantazhin 2-0 të ndeshjes së parë dhe i mjafton një barazim ose humbje minimale për të siguruar qëndrimin.
Kujtojmë se Sampdoria fillimisht u rrëzua në Serinë C, por dënimi i Federatës ndaj Brescias, me zbritjen e 4 pikëve, bëri që këta të fundit të bien nga kategoria, ndërsa Sampdoria luan në “play out”.

Pse të gjithë në PD janë në garë për 'bustin' e Berishës?
ide


Analizë gjaku PD-së

Zegjineja nga fshati dhe Kryeministri nga Kryeqyteti!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128