“Robert hajde këtu!”/ Autori e thirri në emër para se ta qëllonte, si ndodhi atentati ndaj kryeministrit sllovak

15 Maj 2024, 17:24 / BOTA ALFA PRESS

“Robert hajde këtu!”/ Autori e thirri në emër para se
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico u qëllua ditën e sotme me armë zjarri në përfundim të një mbledhje që zhvilloi ditën e sotme me anëtarë të qeverisë së tij.

Me të mbaruar takimin Fico ka qenë duke përshëndetur disa qytetarë jashtë godinës nga ku doli para se të qëllohej.

Sipas Pravda, agresori e ka thërritur kreun e qeverisë në emër para se ta qëllonte, duke bërtitur “Robert, hajde këtu”.

Pas të shtënave Fico është shoqëruar menjëherë nga truprojat e tij brenda automjetit zyrtar, ndërsa agresori është neutralizuar.

Sipas raportimeve paraprake ndaj Ficos është qëlluar 4 ose 5 herë, me media që raportojnë se ai ka marrë plagë në gjoks dhe në pjesë të tjera të trupit.

Zyra e tij u shpreh pas atentatit se kryeministri është transportuar drejt spitalit dhe orët e ardhshme do të jenë kritike për gjendjen e tij.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128