
“Rusia do godasë një vend të NATO”/ Paralajmërimi i Zelensky në konferencën e sigurisë në Mynih

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky bën paralajmërimin e fortë se Rusia do të sulmojë një vend të Natos.
“Këto janë informacionet që kam marrë nga inteligjenca. Unë mendoj se ai po përgatit luftën kundër vendeve të NATO-s vitin e ardhshëm. Nuk mjaftojnë t’i themi Putinit të ndalojë.”
Në samitin e sigurisë në Mynih Zelensky foli për bisedimet për fundin e luftës në Ukrainë, duke thënë se ai do të ulet me Putin, vetëm kur një plan paqeje i hartuar nga Donald Trump të jetë mbi tryezë.
“Unë mendoj se ajo që është shumë e rëndësishme për këtë takim është që të mos merret asnjë vendim për Ukrainën, pa praninë e Kievit. Është shumë e rëndësishme për mua të bëhet presionPutin. Vendosni të gjitha sanksionet, mendoj se Presidenti Trump është gati ta bëjë këtë. Ai ka gjithë fuqinë për ta bërë. Kjo është arsyeja pse doja shumë të vija në Uashington.’
Zelensky kërkoi garanci të forta sigurie për vënien në zbatim të të cilave, tha se do të duhen të paktën 110 mijë trupa. Ai bëri thirrje për unitet mes Shteteve te Bashkuara dhe Europes. Por për SHBA-të, ai tha se kurrë nuk e kanë dashur Ukrainën në NATO, përfshirë edhe administratën e mëparshme të Joe Biden.
Më herët presidenti amerikan kishte thënë se negociatat tripalëshe për fundin e luftës Rusi –Ukrainë do të nisnin në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Megjithatë Rusia mohoi të ketë dërguar përfaqësues të saj në Mynih. Kreu i Shtetit Ukrainas pritet të takohet gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë që po mbahet në kryeqytetin Bavarez me nënpresidentin amerikan JD Vance si dhe me sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio. Numri dy i Shtëpisë së Bardhë JD Vance në një prononcim për Ëall Street Journal Ëashingtoni dëshiron që Ukraina të dale nga këto bisedime paqeje si një vend i pavarur dhe me sovranitet. JD Vance u shpreh se ideja e vendosjes së trupave ushtarak amerikan në Ukrainë nuk kundërshtohet tërësisht nga Ëashingtoni. Sipas tij, diçka e tillë mund të vendoset nga Shtetet e Bashkuara nëse Rusia refuzon të ulet në tryezën e bisedimeve të paqes. Kremlini ka kërkuar sqarime në lidhje me këtë deklaratë të SHBA.
-
-
SPAK po ju rrëzon Maskat!
14 Shkurt, 21:29

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128