Rusia mund t’i lërë pa energji dhe ngrohje në dimër, Moldavia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

13 Dhjetor 2024, 18:37 / BOTA ALFA PRESS

Rusia mund t’i lërë pa energji dhe ngrohje në dimër,

Përmes një votimi në Parlament, Moldavia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në sektorin e energjisë për shkak se ekziston frika se Rusia do të shfrytëzojë varësinë e këtij shteti nga gazi natyror për t’i lënë pa ngrohje dhe energji gjatë dimrit.

Me shumicë votash Parlamenti prej 101 ligjvënësish i Moldavisë votoi për miratimin e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila do të jetë në zbatim nga 16 dhjetori dhe do të zgjasë 60 ditë.

Një komision i posaçëm do të miratojë urgjentisht masa për të menaxhuar rreziqet nëse Moska nuk arrin ose refuzon që të furnizojë me gaz termocentralin Kuciurgan, i cili ndodhet në rajonin separatist pro-rus të Transnistrias.

Kryeministri Dorin Recean tha se Moldavia përballet me një “situatë të jashtëzakonshme”, të cilën Moska mund ta përdorë qëllimisht për të destabilizuar vendin.

Shancet janë që Kremlini të luajë me jetët e njerëzve duke i lënë “në mes të dimrit pa ngrohje dhe energji elektrike”.

Është gjiganti rus “Gazprom” që furnizon centralin Kuciurgan me gaz. Ky central prodhon energji elektrike dhe furnizon një pjesë të konsiderueshme të Moldavisë. Fabrika u privatizua në vitin 2004 nga zyrtarët e Transnistrias dhe më vonë iu shit një kompanie shtetërore ruse, por Kishinau zyrtar nuk e njeh procedurën e privatizimit.

Në fund të vitit 2022, në Moldavi u regjistruan ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike pas sulmeve ruse në Ukrainë.

Ky duhet të jetë dimri i fundit në historinë e vendit në të cilin ne ende mund të kërcënohemi me energjinë si armë. Është e qartë se këto kriza janë provokuar qëllimisht dhe qëllimi i tyre është të krijojnë panik dhe kaos”, tha Recean.

Recean sqaroi se një ndërprerje e gazit natyror mund të shkaktojë kriza ekonomike dhe humanitare, por u zotua se askush në Moldavi nuk do të lihet “në të ftohtë dhe në errësirë”. 

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128