Lajme flash

SHBA dhe Rusia do të takohen të enjten në Stamboll, DASH: Nuk do të flitet për Ukrainën

8 Prill 2025, 23:41 / BOTA ALFA PRESS

SHBA dhe Rusia do të takohen të enjten në Stamboll, DASH: Nuk do

Delegacionet nga SHBA dhe Rusia do të takohen të enjten, më 10 prill, në Stamboll. Këtë e tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, duke saktësuar se “lufta në Ukrainë nuk do të diskutohet”.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime në Stamboll të enjten “për të rivendosur disa nga operacionet e tyre të ambasadave që u zvogëluan në mënyrë drastike pas pushtimit të Ukrainës nga Moska”.

“Nuk ka asnjë çështje politike apo sigurie në rendin e ditës dhe nuk ka absolutisht asnjë Ukrainë. Këto diskutime janë fokusuar ekskluzivisht në operacionet e ambasadave tona,” tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce.

 

Po ndodh...