
SHBA hedh poshtë akuzat se ishte e përfshirë në sulmin...

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk kanë qenë të përfshira në sulmin ajror izraelit në kompleksin e ambasadës së Iranit në Damask që vrau dy gjeneralë iranianë dhe pesë këshilltarë ushtarakë.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby hodhi poshtë pretendimet nga Irani se Uashingtoni kishte njëfarë përgjegjësie për sulmin si “të pakuptimta”.
“Më lejoni ta bëj të qartë. Ne nuk kishim asnjë lidhje me sulmin në Damask,” tha ai në një konferencë.
“Ne nuk ishim të përfshirë në asnjë mënyrë.”
Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh tha se Izraeli nuk ka dhënë asnjë paralajmërim paraprak për sulmin në kryeqytetin sirian.
“Ne nuk u njoftuam nga izraelitët për goditjen e tyre ose objektivin e synuar të sulmit të tyre në Damask,” tha ajo.
Pak para sulmit, Izraeli njoftoi SHBA-në se do të operonte në Siri, por nuk identifikoi një objektiv, thanë dy zyrtarë në kushte anonimiteti.
-
-
Hapet zarfi i zi, Ilnisa dhe Meritoni skualifikohen nga gara
2 Prill, 23:18 -
-
-
Hapet zarfi i zi, Ilnisa dhe Meritoni skualifikohen nga gara
2 Prill, 23:18 -

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128