Shkatërrohet grupi që fuste drogë e celularë në burgje me dronë në Itali, bënë 100 mijë euro për pak muaj
Është shkatërruar një rrjet prej 4 personash që në vetëm pak muaj fitoi mbi 100.000 euro duke futur celularë dhe drogë për të dënuarit në burgjet e Italisë.
Sipas hetimeve, dërgimi i celularëve dhe telefonave për të burgosurit në këtë mënyrë bëhej në burgjet e Torinos, Italisë qendrore dhe Siçilisë.
Policia italiane sekuestroi dy dronë ndërsa hetimet nisën dhjetorin e kaluar, me arrestimin e një operatori. I gjithë ky rrjet ilegal është koordinuar nga një i burgosur, i cili akuzohet për bashkëpunim me mafian dhe ndodhet në burgjet e Akragantës, në Siçili.
Për çdo dërgesë, operatorët e dronëve merrnin 1500 euro dhe brenda pak muajsh organizata arriti fitime të konsiderueshme.
Droga dhe celularët futeshin direkt në qelitë e të burgosurve, ndërsa organizatori i rrjetit më pas merrte videon si dëshmi të dorëzimit.
-
-
Milani në kërkim të një sulmuesi, dy emra në krye të listës
2 Shkurt, 15:52 -
-
-
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
Sikur Berisha të mos kishte ‘Mizën nën Kësulë’
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128