Skandal në Paris, gabimi i diplomatëve francezë zbulon plani sekret kundër disinformimit rus

2 Tetor 2025, 19:20 / BOTA ALFA PRESS

Skandal në Paris, gabimi i diplomatëve francezë zbulon plani

Një plan i Ministrisë së Jashtme franceze për të luftuar dezinformimin rus, i cili nën rrethanat normale duhej të mbahej i klasifikuar si sekret, u zbulua për shkak të neglizhencës së diplomatëve francezë, raporton gazeta Le Canard Enchaîné.

Sipas publikimit me titullin “Ministria e Jashtme e Francës në kërkim spiunësh”, ndërsa Franca përpiqet të rimarrë nismën në luftën e ndikimit kundër Moskës, është zbuluar një plan për të luftuar dezinformimin rus me një buxhet prej 40 milion eurosh në vit, pasi shërbimet e ministrisë nuk e klasifikuan fare si “të fshehtë” këtë dokument të ndjeshëm.

Mes masave të propozuara në dokument përmenden fushata “me origjinë të panjohur” që, në rast se zbulohen, do të mund të justifikoheshin; prodhimi i videove jozyrtare për çështje “të ndjeshme” që prekin “konkurrentë” të Francës; si dhe rrjedhje të synuara informacioni kundër zyrtarëve të huaj.

Gazeta thekson se brenda Ministrisë së Jashtme po kryhet një kontroll i brendshëm për të përcaktuar kush është përgjegjës për publikimin e ekzistencës së këtij plani.

 

Po ndodh...

ide