
Takim i dytë Trump-Zelensky? Presidenti ukrainas: Ka lëvizje pozitive, javën e ardhshme priten zhvillime të reja

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është arritur përparim në bisedimet me SHBA-në për një takim të ri midis përfaqësuesve të dy vendeve.
Sipas BBC, Zelensky i është referuar bisedës së kreut të shtabit presidencial të Ukrainës, Andriy Yermak, me këshilltarin e sigurisë kombëtare të SHBA-së, Mike Waltz, gjatë ditës së sotme.
“Ka pasur lëvizje pozitive. Ne presim rezultatet e para javën e ardhshme,” tha Zelensky në fjalimin e tij në video të mbrëmjes të postuar në mediat sociale.
Zelensky nuk specifikon nëse takimi i ri me SHBA do të përfshijë atë dhe Donald Trump.
Ndihmësi kryesor i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak thotë se ai ka pasur një bisedë telefonike me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA, Mike Waltz.
“Ne diskutuam hapat e ardhshëm drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme,” thotë kreu I shtabit presidencial të Ukrainës, Andriy Yermak në një postim në rrjetet sociale.
Yermak nuk specifikon saktësisht se çfarë do të thotë kjo, por thotë se dyshja “ka caktuar një takim për ekipet tona në të ardhmen e afërt”.
Ndihmësi i Zelensky shton se ai dhe Waltz “shkëmbyen pikëpamje mbi çështjet e sigurisë” si dhe “kornizën e marrëdhënieve dypalëshe” midis SHBA dhe Ukrainës.
-
Donald Trump propozohet për Çmimin Nobel për Paqe
5 Mars, 19:40 -

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128