
Rrugët e Mitrovicës mbushen me flamuj kombëtar dhe të Kosovës

Për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), rrugët e Mitrovicës janë mbushur me flamuj kombëtar dhe të Kosovës.
Kështu ka njoftuar nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri.
‘Në nderim të Epopesë së UÇK-së, rrugët e Mitrovicës frymojnë me UÇK-në, me shtetin e Kosovës dhe flamurin kombëtar’, ka thënë Tahiri.
Qyteti i Mitrovicës ka pasur atmosferë festive në kuadër të kësaj epopeje, ku u mbajtën dhe aktivitete të ndryshme.
Sot Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka mbajtur seancë solemne për nder të Epopesë së UÇK-së.
Të pranishëm në këtë seancë solemne ishin të përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Policia e Kosovës (PK), Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), asamblistë dhe qytetarë.
Në këtë seancë solemne u vlerësua lartë kontributi dhe sakrifica e komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të të rënëve për liri.
Sot është 27-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij. Nga kjo ngjarje, Kosova hapi shtigjet e lirisë.

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128