Takimi me Gjeneralët dhe Admiralët, Trump me ironi: Nëse nuk ju pëlqen ajo që them unë, largohuni! Kush nuk më pëlqen mua, do të shkarkohet

30 Shtator 2025, 16:09 / BOTA ALFA PRESS

Takimi me Gjeneralët dhe Admiralët, Trump me ironi: Nëse nuk ju

Presidenti i SHBA, Donald Trump, duke folur të martën në Quantico, u duk se ironizoi gjeneralët dhe admiralet të pranishëm gjatë fjalimit të tij. “Nuk kam hyrë kurrë në një sallë kaq të qetë,” – tha Trump duke qeshur, ndërsa pranë tij po fliste edhe kreu i Pentagonit, Pete Hegseth.

Trump shtoi se kishte marrë paralajmërim se do të gjente “një turmë të qetë”, duke i referuar kështu përfaqësuesve të shtabit të përgjithshëm të Pentagonit.

“Më thanë: ‘Zoti President, nuk do të dëgjoni asnjë pëshpëritje në sallë’,” tha ai. “Unë thashë që duhet t’i bëj këta djem të relaksohen pak.”

Presidenti gjithashtu iu drejtua të pranishmëve me mesazhin se kushdo që nuk e vlerëson fjalën e tij mund të largohet — dhe se kjo do të ndikojë në karrierën e tyre.

“Nëse nuk ju pëlqen çfarë po them, mund të largoheni nga salla. Dhe shkoftë grada juaj, shkoftë dhe e ardhmja juaj,” tha Trump me ironi.

Më parë ai kishte bërë të qartë se do të shkarkojë çdokënd që nuk i pëlqen.

“Do të takohem me gjeneralë, admirale dhe udhëheqës, dhe nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj në vend,” deklaroi ai.

Takimi i jashtëzakonshëm i komandantëve të lartë u zhvillua në SHBA me vëmendjen e të gjithëve të përqendruar te deklaratat e Pete Hegseth. Sipas fjalës së Hegseth, ushtria amerikane është “forca më e fuqishme, më vdekjeprurëse dhe më mirë e trajnuar në planet” dhe duhet të jetë e gatshme për luftë, jo vetëm për mbrojtje.

Gjatë fjalimit u trajtuan edhe tema të ndjeshme: Hegseth bëri të ditur se personat transgjinorë nuk do të shërbejnë më në radhët e ushtrisë, sipas të dhënave të paraqitura në fjalim.

 

Po ndodh...