Tragjedi në Francë, rrëzohet një avion privat! Humbin jetën tre persona

Një avion privat i vogël u rrëzua pasditen e kësaj të premteje (27 qershor 2025) në zonën e Sanfolit, pranë Shartrit në Francën perëndim-qendrore, rreth 90 km jugperëndim të Parisit. Të tre personat që ndodheshin në bord, dy burra dhe një grua, humbën jetën në këtë aksident tragjik. Moshat e tyre ende nuk janë bërë publike.
Sipas autoriteteve lokale, avioni ra në një zonë banimi, por nuk u përplas mbi asnjë banesë. Dëmi i vetëm material u shkaktua në një makinë të parkuar aty pranë. Avioni i përkiste aeroklubit të aeroportit të rajonit metropolit të Shartrit.
Crash d’un avion à Champhol dans le 28, plusieurs blessées en réanimation, pas plus d’informations pour le moments pic.twitter.com/AS8DJG8T3Q
— aop720 (@evanv627) June 27, 2025
Pas aksidentit, autoritetet ndaluan qarkullimin në zonë dhe vendosën devijime trafiku. Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit janë në vijim nga organet kompetente.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




