Trump fton Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, ja kur do të udhëtojë kryeministri izraelit drejt SHBA

16 September 2025, 22:56 / BOTA ALFA PRESS

Trump fton Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, ja kur do

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka bërë të ditur se është ftuar nga presidenti amerikan Donald Trump për një takim në Shtëpinë e Bardhë më 29 shtator, tre ditë pas fjalimit të tij të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ky takim do të jetë i katërti mes dy liderëve që prej fillimit të mandatit të dytë të Trump më 20 janar, ndërsa komunikimet e tyre telefonike janë shumë më të shpeshta.

Njoftimi u bë gjatë një konference për shtyp me fokus në ekonominë, pasi u raportua më herët se zyra e Netanjahut kishte kërkuar vetë një takim me presidentin amerikan.

Netanjahu sqaroi se ftesa nga Trump erdhi gjatë një telefonate të zhvilluar të hënën, ndërsa shtoi se kanë pasur shumë biseda kohët e fundit, veçanërisht pas sulmit izraelit ndaj liderëve të Hamasit në Katar. Sipas tij, të gjitha këto biseda kanë qenë “pozitive”.

I pyetur nga gazetarët nëse e kishte informuar paraprakisht Trump-in për sulmin në Doha, Netanjahu u shpreh se qëndron plotësisht pas versionit të Shtëpisë së Bardhë, sipas të cilës Izraeli ka vepruar në mënyrë të pavarur dhe të vetëdijshme.

Megjithatë, siç raportojnë Times of Israel, Netanjahu refuzoi të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë për pyetjen se kur saktësisht i kishte njoftuar Shtetet e Bashkuara për operacionin ushtarak.

Disa raportime të një dite më parë pretendonin se Trump ishte njoftuar rreth një orë para sulmit, një kohë që sipas analistëve, do të kishte mjaftuar për të ndaluar veprimin nëse do të kishte dashur.

Lidhur me arsyet e sulmit, Netanjahu u shpreh qartë: “Katar ka lidhje të drejtpërdrejta me Hamasin, i jep strehim, e financon dhe e mbështet. Ata kishin në dorë të vepronin dhe zgjodhën të mos e bënin. Prandaj, veprimi ynë ishte plotësisht i justifikuar.”

 

Po ndodh...

ide