Trump mohon planet për sulm ndaj Iranit: Wall Street Journal nuk ka asnjë ide çfarë mendoj

Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar pretendimet e Wall Street Journal se ka miratuar planet për një sulm ushtarak ndaj Iranit, duke thënë se nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.
“Wall Street Journal nuk ka asnjë ide çfarë mendoj për Iranin,” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, duke hedhur poshtë raportimin e gazetës që citonte tre burime anonime.
Sipas WSJ, Trump kishte miratuar paraprakisht planet e ushtrisë amerikane për të goditur Teheranin, por nuk kishte dhënë ende urdhrin përfundimtar, pasi po pret të shohë nëse Irani do të tërhiqet nga programi i tij bërthamor – një skenar që Teherani e përjashton kategorikisht.
Gazeta sugjeron se kërcënimi i përfshirjes amerikane në sulmet e Izraelit ndaj Iranit mund të jetë një mjet presioni për të detyruar Teheranin të pranojë kushtet e Uashingtonit.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



