Trump mohon se ka planifikuar të shkarkojë kreun e Rezervës Federale: E pamundur! Nuk e kemi ndërmend diçka të tillë

Vetëm pak orë pasi mediat raportuan se kishte diskutuar me ligjvënës republikanë për shkarkimin e kreut të Rezervës Federale të SHBA-së, Jerome Powell, presidenti Donald Trump mohoi publikisht se ka plane për ta larguar atë nga detyra.
“Nuk kemi ndonjë plan të tillë,” u shpreh Trump për gazetarët, duke shtuar se një veprim i tillë është “mjaft i pamundur”.
Sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë, të cilat citojnë rrjetin CNBC, Trump më herët i kishte pyetur deputetët republikanë për mendimin e tyre rreth idesë për të shkarkuar Poëell-in. “Ata ishin pro dhe Presidenti la të kuptohej se mund ta bëjë së shpejti,” deklaroi një zyrtar i lartë.
Gazeta Neë York Times shkoi edhe më tej, duke raportuar se Trump kishte hartuar një shkresë zyrtare për shkarkimin e Poëell, të cilën madje ua kishte treguar republikanëve gjatë një takimi me dyer të mbyllura.
Pse është i pakënaqur Trump me Powell?
Mosmarrëveshjet mes Trump dhe kreut të Fed nuk janë të reja. Sipas Bloomberg, presidenti e ka kritikuar shpesh Poëell-in për vendimin për të mbajtur të pandryshuara normat e interesit, ndërsa së fundmi e ka akuzuar për “shpenzime luksoze dhe të tepruara” në zyrat e Fed.
Në pyetjen e gazetarëve nëse këto shpenzime janë arsye për shkarkim, Trump tha:
“Besoj se janë”, por nuk e konfirmoi nëse planifikon ta largojë për këtë arsye specifike.
Nga ana tjetër, vetë Jerome Powell i ka hedhur poshtë si të pavërteta lajmet për renovime të tepruara dhe ka kërkuar që çështja të hetohet nga inspektori i përgjithshëm i Fed.
Ai ka theksuar se sipas Ligjit për Rezervën Federale, një president nuk mund të shkarkojë anëtarët e Bordit të Fed, përfshirë edhe kryetarin, pa një arsye të fortë dhe ligjore.
“Askush nuk mund të na largojë pa një shkak të vlefshëm,” kishte deklaruar Poëell që në muajin prill.
Kujtojmë se mandati i tij si kryetar i Rezervës Federale zgjat deri në maj të vitit 2026.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


