Ukraina godet rafinerinë dhe uzinën kimike në territorin rus

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë njoftuar se kanë ndërmarrë një sulm me dron ndaj një uzine kimike në rajonin e Moskës, e cila thuhet se prodhon eksplozivë, municione dhe koka për dronët sulmues Shahed, të prodhuar në Iran dhe të përdorur nga Rusia në luftën kundër Ukrainës.
Sipas një deklarate të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në platformën Telegram, shpërthime janë regjistruar në zonën e qytetit Krasnozavodsk, ndërsa është vënë re lëvizje e automjeteve zjarrfikëse drejt vendbanimeve përreth. Autoritetet ukrainase thanë se rezultatet e sulmit janë ende në vlerësim.
Agjencia Reuters deklaron se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto raportime.
Gjithshtu një burim i shërbimeve të inteligjencës ushtarake ukrainase, i cituar nga Ukrainska Pravda, bëri të ditur se dronë me rreze të gjatë veprimi kanë goditur rafinerinë e naftës Ilsky në rajonin e Krasnodarit.
Kjo rafineri, e emërtuar sipas A. Shamar, është një nga objektet strategjike të përpunimit të naftës në Distriktin Federal Jugor të Rusisë, me kapacitete të mëdha në ruajtjen, përpunimin dhe transportin e hidrokarbureve.
Zyrtarët ukrainas e kanë përshkruar sulmin ndaj uzinës kimike si një “goditje strategjike”, që synon të dobësojë kapacitetet prodhuese të armëve të sofistikuara që përdoren nga forcat ruse në terren.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


