Vdiq nga kanceri pasi refuzoi trajtimet për të lindur vajzën e saj, historia PREKËSE E 38-vjeçares

Deborah Vanini refuzoi t’i nënshtrohej trajtimit për shërimin e kancerit pasi mjekët i thanë se ilaçi mund të vriste fetusin në barkun e saj.
38-vjeçares iu tha se ishte shtatzënë në të njëjtën kohë kur mori vesh se kishte kancer të fazës së 4.
Mediat e huaja shkruajnë se mjekët i thanë Deborah se sëmundja ishte përhapur tashmë në një pikë ku ajo do të kishte nevojë për një “ortek” ilaçesh.
Por kjo sasi e tabletave jetëshpëtuese që asaj i duheshin rrezikonin jetën e bebes së palindur.
Gruaja nga Como, Itali , mori vendimin e guximshëm për të refuzuar trajtimet dhe për të vazhduar shtatzëninë e saj.
Mamaja heroike solli në jetë Meganin e vogël së bashku me partnerin e saj Massimo më 18 shtator. Foshnja e tyre lindi para kohe, në javën e 35-të në një spital në Milano.
Ajo peshonte shumë pak, por mjekët arritën t’a kalonin me sukses lindjen. Deborah e përshkroi vajzën si një “mrekulli”.
Ajo shkroi në rrjetet sociale pak pasi solli në jetë të bijën: “Mirë se erdhe, e vogla Meg. Ti akoma nuk e di, por ne të shpëtuam jetën. Ne të paktën shpresonim të kishim një lindje të qetë, por edhe këtu, jeta na hodhi një kthesë”.
Ajo gjithashtu e përshkroi burrin e saj, Massimon si “shkëmbi i vërtetë i jetës sime”.
Deborah kaloi dy muajt të lumtur me Megan dhe Massimo, ku shijuan edhe javët e fundit së bashku.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


