VIDEO/ Protestat në SHBA, gazetarja goditet me plumb gome në Los Angeles

Një gazetare austrialiane u godit nga një plumb gome në mes protestave kaotike që kanë përfshirë pjesë të Los Angeles në SHBA.
Korrespondentja amerikane Lauren Tomasi u qëllua në këmbë me një plumb gome nga një oficer policie që po bënte roje në qendrën e qytetit.
Kjo ndodhi në ditën e tretë të protestave të dhunshme që shpërthyen në qytetin e dytë më të populluar të SHBA-së në kundërpërgjigje të arrestimeve të shumta të emigrantëve të paligjshëm.
Tomasi u godit teksa raportonte drejtpërdrejt pranë vijës së parë të protestave që rrethonin qendrën metropolitane të paraburgimit të qytetit.
Sapo e qëllove gazetarin, o idiot i mallkuar“, dëgjohet të thotë një zë i panjohur, ndërsa Lauren bërtet dhe transmetimi i drejtpërdrejtë ndërpritet.
U.S. Correspondent Lauren Tomasi has been caught in the crossfire as the LAPD fired rubber bullets at protesters in the heart of Los Angeles. #9News
— 9News Australia (@9NewsAUS) June 9, 2025
LATEST: https://t.co/l5w7JxixxB pic.twitter.com/nvQ7m9TGLj
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





