Lajme flash

VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Teksas, adoleshenti plagos bashkëmoshatarin! Momenti kur studentët vrapojnë të tmerruar

15 Prill 2025, 21:50 / BOTA ALFA PRESS

VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në një shkollë

Të shtëna më armë zjarri janë regjistruar në një shkollë në zonën e Dallasit në Teksas, ku raportohet se ka mbetur i plagosur një 17-vjeçar.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mësohet se adoleshenti është plagosur në këmbë nga një bashkëmoshatari i tiji.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, studentët vrapojnë të panikosur në oborrin e shkollës ndërsa forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje.

Po ashtu, raportohet se në prill të vitit 2024, në të njëjtën shkollë ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri, ku një nxënës mbeti i plagosur në këmbë teksa ishte në klasë.

 

 

Po ndodh...