Lajme flash

“Mbështesim SPAK që të krijojë sa më shumë grupe parlamentare tek 313-ta”, Basha: Vota për Koalicionin Euroatlantik për të kthyer paratë e vjedhura në xhepat e shqiptarëve

15 Prill 2025, 21:45 / POLITIKË ALFA PRESS

“Mbështesim SPAK që të krijojë sa më shumë

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatja për deputete Taulanda Jupi, zhvilloi sot takime me qytetarë dhe sipërmarrës në Njësinë 5 në Tiranë.

Gjatë bashkëbisedimit, Basha foli për prioritetet e programit që sipas tij, në një kohë kur ekonomia shqiptare vuan nga taksat e larta, mungesa e konkurrencës së ndershme dhe favorizimi klientelist, Koalicioni Euroatlantik propozon një model që i jep frymëmarrje sipërmarrjes, nxit punësimin dhe vendos qytetarin dhe familjen në qendër të zhvillimit.

Ky është një plan që synon të rikthejë dinamikën e tregut, të largojë pengesat burokratike dhe të krijojë kushte reale për rritje ekonomike.

Masat kryesore për ekonominë dhe biznesin janë:

9% taksë e sheshtë

9% tatim fitimi

9% dividenti

0 taksa për biznesin e vogël deri në 14 milionë lekë të reja

Ulim detyrimet që bizneset e vogla paguajnë ndaj pushtetit lokal në vlerën jo më të lartë se 1% e xhiros vjetore

Duke aplikuar pullën fiskale, do të përjashtohen nga kontrollet tatimore bizneset e vogla

Kompensimi, apo rimbursimi automatik nga sistemi i TVSH-së për çdo tatimpagues përfitues
Bashkojmë në një institucion të vetëm tatimet dhe doganat, duke përgjysmuar burokracinë
Eliminojmë privilegjet fiskale për investitorët strategjik

Për drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit:

Mbështetje pa kushte për SPAK-un dhe drejtësinë e pavarur, për të çuar deri në fund hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit.

Vetting për politikanët dhe heqje të imunitetit për deputetët, për të rikthyer besimin në institucionet.

Njësi të posaçme për sekuestrimin dhe rikuperimin e pasurive të vjedhura, për t’ua kthyerqytetarëve atë që u takon me të drejtë.

Gjatë takimeve, Basha theksoi se zgjedhja është e qart, “një mbështetje për SPAK, që t’i shkojë deri në fund, t’i bëjë dy e tre grupe parlamentare tek 7x7-313, po votuat për ne merrni mbështetje për SPAK-un, paratë në xhepat e qytetarëve. Vota për ata është votë për të nxjerrë shokët nga 7x7-313, vota për këtë tjetrin është votë për të nxjerr Ilir Metën nga burgu, kaq e thjesht është.”

“Mbështesim SPAK që të krijojë sa më shumë

“Mbështesim SPAK që të krijojë sa më shumë

 

 

Po ndodh...