Wall Street “shpërthen” pas fitores së Trump, aksionet arrijnë nivele rekord
Wall Street mirëpriti lajmet për kthimin e ish-presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë – me të tre indekset kryesore të aksioneve që arritën nivele rekord të mërkurën.
Dow Jones kërceu me 1,508 pikë, hera e parë që rriti më shumë se 1,000 pikë në një ditë tregtimi në dy vjet, për të mbyllur në 43,729 më të mirën e të gjitha kohërave. Nasdaq u rrit me 544 pikë, në 18,983, dhe S&P 500 u rrit me 146 pikë, në 5,929.
Rritja e tregut u nxit nga industritë që ka të ngjarë të jenë përfituesit më të mëdhenj të një mandati të dytë të Trump, i cili pritet të lirojë rregulloret duke synuar uljen e taksave.
Ndër fituesit më të mëdhenj ishte CEO i Tesla-s, Elon Musk, mbështetja e të cilit për Trump dha kthim pas të menjëhershëm të “investimit” të tij në fushatën e republikanit.
Aksionet e Tesla u rritën me gati 15%, ndërsa kompanitë rivale amerikane të automjeteve elektrike Rivian ranë 8% dhe Nikola u tërhoqën me 3%.
Sipas analistëve në Wedbush, Trump është zotuar të rrisë tarifat mbi importet, nga e cila do të përfitonte Musk dhe kompania e tij Tesla.
Tesla ka shkallën dhe shtrirjen që është e pakrahasueshme në industrinë e mjeteve elektrike dhe kjo dinamikë mund t’i japë Musk dhe Teslës një avantazh të qartë konkurrues, shoqëruar nga tarifat e mundshme më të larta të Kinës që do të vazhdonin të largonin lojtarët më të lirë kinezë të automjeteve elektrike nga furnizimi i tregut amerikan gjatë viteve të ardhshme.
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
Aleanca e hapur e hajnisë në sulm kundër drejtësisë!
A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128