Zelensky shprehu gatishmërinë për shkëmbim territoresh me Rusinë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov: Është e pamundur që të ndodhë!

12 Shkurt 2025, 16:27 / BOTA ALFA PRESS

Zelensky shprehu gatishmërinë për shkëmbim territoresh me

Pas deklaratës së presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky se ai është i gatshëm për një shkëmbim territoresh me Rusinë, me kusht që lufta në Ukrainë të përfundojë ka reaguar edhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov duke mohur se Rusia ka diskutuar për çështjen e shkëmbimit të territorit  me Ukrainën.

“Rusia asnjëherë nuk ka diskutuar dhe nuk do të diskutojë kurrë çështjen e shkëmbimit të territoreve të saj”.Është e pamundur. Ne kurrë nuk ka diskutuar dhe nuk do ta diskutojmë kurrë çështjen e shkëmbimit të territorit të saj. Sigurisht, njësitë ukrainase do të dëbohen nga territoret.” tha Peskov.

Në rast të negociatave me Rusinë, Ukraina mund t’i ofrojë palës tjetër një “shkëmbim të drejtpërdrejtë territoresh”, duke i kthyer ato zona nën kontrollin e Kievit në rajonin e Kurskut, sipas  presidentit ukrainas.

Zëdhënësi i Kremlinit njoftoi gjithashtu se pas lirimit të shtetasit amerikan Marc Fogel nga ana e Rusisë, Shtetet e Bashkuara do të lirojnë edhe një shtetas rus të ndaluar. “Rezultati i kontakteve ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara ishte lirimi i Fogel dhe një prej shtetasve të Federatës Ruse të ndaluar aktualisht në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Peskov ky bashkatdhetar, gjithashtu do të kthehet në Rusi ditët në vijim.

 

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128