Berisha si pasqyra ku Rama zbukurohet!

Në ditët kur Shqipëria kujton figurën e Fatos Nanos, Edi Rama zgjodhi të publikojë një video-homazh për të. Një material që në pamje të parë dukej si nderim për ish-kryeministrin e ndjerë, por që në thelb synonte të rikthente në kujtesë anën e errët të Sali Berishës — burgosjen e Nanos, krizën e ’97-ës dhe grushtin e shtetit të vitit 1998.
Por pas këtij gjesti simbolik, Rama nuk mund t’u “shesë” më socialistëve imazhin e Berishës si “monstra” e përhershme.
Sepse ishte vetë ai që, pas shpalljes “non grata”, e mbështeti Berishën me çdo mënyrë:
• Lejoi dhe nxiti zhvillimin e “Foltores”;
• Joshte demokratët të ndjekin Berishën;
• I dha hapësirë politike në parlament;
• Dhe më 8 janar, urdhëroi policinë të mos ndërhynte në dhunën ndaj selisë së PD-së. A mund të ndodh në ndonjë vend të botës që të kishte një dhunë të tillë dhe policia të bënte sehir?!
Më pas, në mënyrë të paprecedentë, Rama përdori mjetet juridike përfshi dhe kunatën e Belës së tij, për t’i dhënë Berishës vulën e Partisë Demokratike, duke e bërë ligjërisht “opozitën e tij”.
Në fakt, Rama kishte nevojë për Berishën. Përballë tij, Rama projekton veten si “moderni”, “europiani”, “i përmbajturi”. Por përballë një figure si Lulzim Basha, ai zbulohet si modeli i dhunës, korrupsionit dhe kriminalizimit të shtetit.
Rama kërkon t’i japë qytetarëve pasqyrën e Berishës për të fshehur imazhin e vet- shpesh, edhe më të errët.
Duke zgjedhur të përforcojë figurën e Berishës, Rama në fakt varrosi modelin politik të Nanos: Atë të dialogut, të bashkëpunimit dhe të kulturës europiane. Ai e zëvendësoi me një politikë përplasjesh, manipulimesh dhe kontrolli total.
Historia, megjithatë, është e pamëshirshme me modele të tilla. Sot, ndërsa Berisha përballet me fundin e tij politik, duke e shkatërruar PD, duke u zvarritur dyerve të gjykatave, i padëshiruar në kancelaritë ndërkombëtare, figura e Fatos Nanos po respektohet si simbol i një kohe kur politika shqiptare kishte ende dinjitet dhe vizion.
Dhe kjo është pasqyra që Rama nuk dëshiron ta shohë, por përballë imazhit të tij zgjodhi atë të Berishës./Alfapress.al
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
