Berisha zbulon pazarin e grupit Bardhi-Tabaku me Edi Ramën

Berisha e kuptoj më në fund, se Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku ishin Kali i Trojës në oborrin e tij. Njëri brenda, e tjetri jashtë Foltores.
Në planin e tyre, Gazment Bardhi, do e pushtonte Foltoren nga brenda, duke futur zarat e tij në strukturat drejtuese të Rithemelimit të Berishës e në lista të sigurta për deputet. Tabaku do vazhdonte lojën nga jashtë, ku si Kryetare e Komisionit të Integrimit, do të takonte të huajt ti informonte për sukseset e Gazit dhe takimet, ti shiste si mbështetje për të.
Një strategji e tillë mbështetej edhe nga Edi Rama. Atij i interesonte një ndarje sa më e madhe e opozitës dhe dobësimi i Lulzim Bashës, si i vetmi kërcënim për pushtetin e tij në grahmat e fundit. Në funksion të kësaj, porositi pronarë mediesh, që ta trajtonin Bardhin si "aset" dhe ta faktorizonin artificialisht.
Për këtë shpërblimi erdhi për Gazin, Joridën dhe shoqëruesin e Berishës Agron Kuliçin.
Nisën me shpejtësi tu kthehen pronat e tu jepen leje ndërtimi. Rreth 23 mijë meter katrore leje ndërtimi në Farkë, e komplekse në Qerret nisën të ndërtohen.
Paralelisht, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku kishin ndërtuar, edhe strategjinë parlamentare.
Që ti njihte Lindita Nikolla, ata do të votonin dhe mbështesnin të gjitha nismat e Ramës, siç ishte Amnistia dhe Komisioni i Posaçëm "antikorrupsion". Për këtë të fundit, socialistët kishin marrë garancinë se deputetët e Gazment Bardhit do të beheshin pjesë, dhe prandaj u pa kaosi në parlament gjatë votimit në seancë plenare. Pas abstenimit të Joridës në Konferencën e Kryetarëve, edhe Bardhi deklaroi se do abtenonte në seancën plenare. Por Flamur Noka e Tritan Shehu thanë se do të votonin kundër.
Ky kaos brenda Rithemelimit habiti jo pak socialistët, të cilët me sa duket kishin marrë garanci nga Gazi dhe Jorida.
Loja duket se ishte kuptuar më në fund.
Berisha, të cilit nga dëshpërimi ku gjendet fillimisht iu duk një fitore e madhe afrimi i tyre, nuk arriti menjëherë të kuptonte kurthin që po i ngrinin.
Por si një politikan që ka kaluar shumë në jetën e tij, nisi të nuhasë “tradhtinë” e përgatitur që po e fundoste çdo ditë betejën e tij për mbijetesë dhe për të qëndruar faktor negociatash në skenën politike.
E gjitha kulmoj me votën për Amnistinë kur Rithemelimi pas negociatave të Gazit, u bë bashkë me PS për të liruar zyrtarët e korruptuar që Berisha i denonconte çdo ditë. Kjo si duket e nxori zbuluar dhe lojën e tyre te Berisha.
Që nga ajo kohë Gazment Bardhi nuk flet më në media siç krekosej në kohën e porosisë së Ramës për pronarët e tyre, por nxjerr zarat e tij.
Para mbledhjes për vendimin për Komisionin e Posaçëm, mesditën e së mërkurës, nxori Dhurata Çupin e cila ishte projektuar të ishte anëtare e komisionit, (sepse si asnjëherë me parë ishin përcaktuar dhe kush do të ishte në këtë komision), të deklaronte se duhej të merrnin pjesë. Por në të njëjtën kohë, Flamur Noka dhe Ervin Salianji, deklaronin votën kundër.
Pas mbledhjes u duk qartë se Berisha kishte kuptuar se pas shpinës së tij dhe në dëm të tij, po bëhej një tjetër pazar. Prandaj vota ishte kundër komisionit pa asnjë diskutim. Kjo u tha me gjysëm zëri para medieve nga Bardhi, shpesh duke u grindur me gazetarët, të cilët e kishin nuhatur apo kishin informacion për lojën e dyfishtë të tij.
Por ndërkohë kullat vazhdojnë të ndërtohen në Farkë e Golem. Rroga dhe udhëtimet jashtë shtetit vijojnë nga parlamenti, ndërsa ithtarëve të Rithenelimit u mbetet që të presin me sytë nga qielli, ku përveç Berishës në dritare, asgjë tjetër nuk po u shfaqet as në horizont!./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


