Frika nga përgjimet apo e vërteta e vulës?

Kush ia mbylli gojën Sali Berishës që gjuan me pambuk Belinda Ballukun?
Dikur, Edi Rama dilte në protesta të dhunshme për videon e Ilir Metës, atë ku u bënë të famshme “700 mijë eurot” që çuan në përplasjen e 21 janarit 2011.
Sot, ai që pretendon të drejtojë “opozitën e bashkuar” duket se nuk ka më guximin të përballet me masën e duhur që sugjeron afera 50 milionëshe e tunelit të Llogarasë.
Aktet simbolike në Kuvend nuk janë as në lartësinë e protestave simbolike që zhvillojnë OJF-të. Ndërkohë, 14 vite më parë, jo për 50 milionë euro, por për 700 mijë euro, vendi u fut në një krizë politike që e shënoi për shumë gjatë.
Pyetja që lind natyrshëm është: pse kjo pafuqi përballë Ballukut?
Frikë nga përgjimet e reja që pritet të publikohen? Apo ndoshta vula e partisë, që Berishës ia dha kunata e Belës?
Nëse i besojmë zërave brenda kampit opozitar, një pjesë e madhe e heshtjes vjen pas një pazari të heshtur: një opozitë e blerë, një opozitë e shantazhuar.
Vetë Berisha ka pranuar publikisht se protestat kundër Erion Veliajt janë financuar nga Belinda Balluku — një deklaratë që tingëllon si pranimi më i qartë se skenarin opozitar e dikton Edi Rama.
Sot Shqipëria përballet me një realitet të hidhur: një opozitë që nuk lufton pushtetin, por shërben si mburojë e tij.
Kjo shpjegon gjithçka — nga retorika e butë ndaj qeverisë, deri te sulmet e brendshme kundër çdo zëri të lirë që kërkon ndryshim të vërtetë.
Por burime pranë strukturave hetimore flasin edhe për një zhvillim tjetër: përgatitet një dosje e re me përgjime, ku – sipas tyre – “fle makthi i vërtetë i Berishës”.
Thuhet se në atë dosje përfshihen komunikime të ndjeshme, që mund të trondisin balancat politike të opozitës aktuale dhe të shpjegojnë pse shumë tema ndalohen “me urdhër nga lart”.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
