Censi/ Ja sa beqarë dhe të martuar ka në Shqipëri

28 Qershor 2024, 17:27 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Censi/ Ja sa beqarë dhe të martuar ka në Shqipëri
54.9% e popullsisë në vendin tonë në bazë të të dhënave të Censi 2023 rezulton e martuar.

Sipas Censit, 54,9 përqind e popullsisë rezulton i/e martuar, 36,6 përqind janë ende beqar, 7,0 përqind kanë status “I/e ve” dhe 1,4 përqind e divorcuar ose e ndarë.

Deri në moshën 30 vjeç, përqindja e individëve beqar është më e lartë. Pas moshës 30 deri në 85 vjeç, rritet përqindja e personave të martuar, duke arritur pikun me rreth 88 përqind në grupmoshën 45-64 vjeç. Pas moshës 65 vjeç e lart, përqindja e individëve të ve, ka një rritje të konsiderueshme.

Statusi martesor:

54.9% të martuar

36.6% beqar

7% i ve

1.4% të divorcuar.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128