Cilat biznese kanë marrë më shumë kredi vjet? Pozitat e pandryshuara. Tregtia në vend të parë, ndjek ndërtimi

6 Shkurt 2025, 16:42 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Cilat biznese kanë marrë më shumë kredi vjet? Pozitat e

“Scan Intel” ka analizuar shifrat në lidhje me kreditimin gjatë vitit të kaluar, për të kuptuar se cilët segmente të sektorit privat janë mbështetur më shumë te bankat që operojnë në vendin tonë për financim gjatë vitit të kaluar. Në vend të parë, si sektori që ka marrë më shumë hua gjatë vitit të kaluar është tregtia, me shumicë e pakicë, dhe në të cilën përfshihet edhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave.

Ky sektor ka marrë rreth 95.6 miliardë lekë hua të re gjatë vitit të kaluar, e cila përkthehet në rreth 950 milionë euro. Edhe gjatë vitit 2023 ishte pikërisht ky sektor në vend të parë, paçka se, huaja e re për sektorin fiksohej në 80 miliardë lekë, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Në vend të dytë ndërkohë gjejmë sektorin e ndërtimit, me rreth 47 mld lekë kredi të re, ose rreth 470 milionë euro.

Huaja e re për ndërtimin, por edhe për tregtinë është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin 2023, me rreth 18% për të dy sektorët. Edhe sa i përket vendit të tretë, pozitat janë të pandryshuara krahasuar me vitin paraardhës, ku gjejmë sërish “Industrinë përpunuese”, me 27.7 mld lekë hua të re. Në vend të 4-tët gjejmë “Energjinë elektike”, me 24.3 mld lekë, dhe në vend të 5-të, “Aktivitete të tjera shërbimi” me 18.4 mld lekë hua të re gjatë të gjithë vitit 2024.

Sa i përket sektorëve që kanë marrë më pak hua të re gjatë vitit të kaluar, në vend të fundit, me zero financim gjejmë “Organizmat ndërkombëtare”. Më pas ndjek “Administrimi publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm” me vetëm 24 milionë lekë hua të re. Në fund të tabelës, me shumë pak financim renditen edhe sektorë të rëndësishëm si: “Bujqësia”, “Arsimi”, “Shëndetësia” apo edhe “Artet”./SCAN

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128