Diplomat shqiptare, çfarë zgjedhin femrat dhe çfarë meshkujt? Vajzat ‘mbretëresha’ të Shkencave Sociale, djemtë në frontin e Shërbimeve

Në arsimin universitar ne vitin shkollor 2023-2024 sipasi statistikave te INSTAT janë diplomuar 28,193 studentë në arsimin e lartë, ku 18 mijë prej tyre ishin femra ndërsa rreth 9.6 mijë ishin meshkuj.
Në pamje të parë, zgjedhjet akademike të vajzave dhe djemve duken të orientuara si nga tregu i punës, ashtu edhe nga prirjet individuale. Megjithatë, këto prirje kanë krijuar edhe një farë stereotipi që ndikon edhe në vetë perceptimin e roleve gjinore në shoqëri.
“Scan Intel” ka analizuar se si është pesha e diplommeve sipas gjnisë për të njejtën degë për të parë preferencat.
Për shembull, fusha e shërbimeve, që përfshin profesionet praktike dhe teknike, ka nxjerrë 1,243 të diplomuar, por këtu mbizotërojnë meshkujt me 837 diploma, ndërsa femrat përfaqësohen vetëm me 406. Një dominancë e ngjashme shihet edhe në fushën e “Inxhinierisë, prodhimit dhe ndërtimit, ku 63.1% e të diplomuarve janë meshkuj.
Ndërkohë, “Teknologjia e informacionit dhe komunikimit”, një ndër degët më të kërkuara në tregun e punës dhe me pagesa mbi mesataren po tregon një tendencë drejt balancimit. 56.2% meshkuj dhe 43.8% femra kanë arritur të diplomohen në këtë fushë. Një përqindje që shënon përmirësim në përfshirjen e vajzave në teknologji, një sektor që për dekada ka qenë kryesisht mashkullor.
Një tjetër degë me ndarje thuajse të barabartë është “Bujqësia, pyjet, peshkimi dhe veterinarisë”, me 51.4% femra dhe 48.6% meshkuj.
Por janë fushat sociale dhe humaniste ato ku femrat dominojnë në mënyrë të theksuar. Në “Biznes, administrim dhe ligj”, që përbën 24.4% të të diplomuarve gjithsej, femrat zënë shumicën me 4,808 diploma kundrejt 2,080 meshkujve. Shifrat janë edhe më të qarta në degët e “Arteve dhe shkencave humane (77.1%), “Shëndetit dhe mirëqenies” (78.9%), dhe “Shkencave të arsimit”, ku mbizotërimi i femrave arrin në 81.7%.
Megjithatë, fusha ku dallimi gjinor është më i theksuar është ajo e Shkencave sociale, gazetarisë dhe informacionit”, ku 83% e të diplomuarve janë femra, ndërsa vetëm 17% janë meshkuj./SCAN
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




