
Ekonomia shqiptare po bëhet më pak prodhuese/ Ndërmarrjet, të punësuarit dhe shitjet neto u rritën më shumë tek shërbimet

Sipas rezultateve të fundit të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, duket se ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje të ndjeshme të ndërmarrjeve që operojnë, numrin e të punësuarve në këto njësi dhe shitjet neto sipas aktivitetit ekonomik.
Numri i ndërmarrjeve aktive në vitin 2023 ka arritur në 117,292, duke shënuar një rritje prej 3.4% krahasuar me vitin paraardhës. Ndërkohë, numri i të punësuarve ka arritur në 559,922, një rritje prej 2.2%.
Prodhuesit e shërbimeve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorët tregti, akomodim dhe shërbim ushqimor, transport dhe komunikacion dhe shërbime të tjera zënë pjesën më të madhe të ndërmarrjeve me 87.2% dhe rreth 65.2% të numrit të të punësuarve gjithsej. Ndërkohë, ndërmarrjet tregtare përbëjnë pjesën më të madhe, me 35.7% të totalit.
Nga ana tjetër, rreth 34.8% e të punësuarve në vend janë përqëndruar në sektorin e prodhuesve të të mirave që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorët industri nxjerrëse, industri përpunuese, energji, ujë, trajtimi i mbetjeve dhe sektorin e ndërtimi.
Shitjet neto të ndërmarrjeve në vend arritën vlerën 3.381 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 0.7% ndaj vitit 2022. Prodhuesit e shërbimeve zënë pjesën më të madhe të shitjeve neto të realizuara duke përbërë 67.5% të shitjeve neto gjithsej.
Le të shohim ndryshimet vjetore të këtyre treguesve për të kuptuar më mirë tendencën.
Ndërmarrjet në prodhuesit e të mirave janë rritur me 2.2%, ndërsa ato që operojnë në sektorin e shërbimeve janë rritur me 3.6%. Numri i të punësuarve dhe shitjeve neto po ashtu është rritur më shumë për ndërmarrjet e shërbimeve, ndërkohë që shitjet neto të ndërmarrjve në prodhuesit e të mirave kanë rënë me 7.3%./SCAN

Lista e mbyllur!
ide

Drejtësia, kryefjala e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128