Financim deri në 2.5 mln lekë për ndërmarrjet/ Mbështetje për 101 bizneset, cilat janë skemat e ndarjes së fondeve?
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, për vitin 2024, mbështeti 101 biznese vendase në sektorë të ndryshëm, duke nxitur kështu eksportet, inovacionin dhe sipermarrjen nga gratë.
Sipas të dhënave, me 100% financim shtetëror, janë shpërndarë grante nga 800,000 lekë deri në 2,500,000 lekë për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme.
Ky fond synon rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve si dhe inovacionin dhe rinovimin e teknologjisë.
Ndërkohë nga ana tjetër, përmes këtij fondi janë mbështetur gratë sipërmarrëse me qëllim nxitjen drejt eksporteve, dhe forcimin e aftësive të tyre lidhur me shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm.
Grantet do të stimulojnë krijimin e vendeve të punës ndërkohë për të shërbyer dhe si qëndrueshmëri ekonomike.
Por si u realizua shpërndarja e fondit?
Fondi i dedikuar u shpërnda përmes dy skemave, ku skema e parë i përket shpenzimeve korrente nga ku kanë përfituar 54 fitues, ndërsa skema e dytë i përket atyre kapitale dhe kanë përfituar 47 fitues.
Por nga ana tjetër, 70% e fondit shkoi për sektorët e prodhimit si industria e agropërpunimit, artizanati, industria e lehtë përpunuese, sektori i tekstileve etj., ndërsa 30% e fondit shkoi për sektorët e shërbimit duke përfshirë turizmin, logjistikën, edukimin etj./SCAN
ide
Donald Trump do të pushtojë planetin Mars
Që partitë e reja të mos jenë imitime të zbehta të atyre të vjetra
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128