FMN, rekomandime e kritika për Shqipërinë, kërkohet tatimi i bizneseve të vogla dhe rritja e të ardhurave për frymë
Nga heqja e tatimfitimit zero për bizneset e vogla te ristrukturimi i regjimit tatimor për profesionet e lira, bashkë me miratimin e ligjit të ri për taksimin e pronave dhe ndërmarrjen e reformave për menaxhimin e riskut fiskal. Janë këto rekomandimet që Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka lënë institucioneve shqiptare pas vizitës 2-jave të misionit të saj në Tiranë. Veç rekomandimeve, shefja e misionit të FMN, Anke Weber listoi edhe problematikat e gjetura në Shqipëri.
“Prodhimi i Brendshëm për Frymë i Shqipërisë mbetet vetëm sa çereku i vendeve të Bashkimit Europian, ndërkohë që kemi plakjen e popullsisë dhe emigracionin. Pavarësisht progresit të konsiderueshëm, mangësitë në qeverisje vijojnë të sjellin vështirësi në klimën e të bërit biznes. Ndërkohë që tani është koha e duhur për të shkuar para me reforma duke u përqendruar te rritja e produktivitetit”, tha Anke Weber, shefe e misionit të FMN për Shqipërinë.
Rekomandimeve të “fondit” iu bashkua edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko i cili tregoi edhe “listën” e përparësive që vendi ka në drejtim të ekonomisë.
“Zhvillimi i qëndrueshëm afatgjatë i vendit kërkon një fokus më të madh në rritjen e produktivitetit, nëpërmjet rritjes së inovacionit, eficiencës dhe konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare, si dhe në zgjerimin dhe diversifikimin e mëtejshëm të bazës sektoriale të rritjes. Nga ana tjetër, tensionet gjeopolitike, problemet demografike, ndryshimi klimatik, si dhe inovacioni financiar, e ekspozojnë vendin ndaj sfidave afatgjata dhe goditjeve potenciale në të ardhmen”, tha Sejko.
Teksa bëri një panoramë të ecurisë, duke parashikuar se rritja ekonomike këtë vit do të jetë 3.9 për qind nga 3.7 për qind që ishte parashikimi i mëhershëm, ministri i Financave, Petrit Malaj tregoi edhe mbi “fatin” e nismës së rivlerësimit të pronave.
“Ne ndoqëm GJK për të interpretuar dhe çfarë duhet të bëjmë me ligjin. Kushtetuesja nuk u shpreh, duke na lënë të kuptojmë që efektet e prodhuara nga ky ligj ishin legjitime. Brenda javës së ardhshme, do të kemi një lajm të mirë për profesionistët e lirë. Brenda dhjetorit do të kthehen detyrimet”, tha Petrit Malaj, ministër i Financave.
Ministri i Financave, Malaj tregoi gjithashtu se çfarë do të ndodhë me paratë e profesionistëve të lirë që parapaguan këstet e tatim-fitimit.
“Ministria e Financave e ka vlerësuar me seriozitet dhe i ka kërkuar qeverisë, që krahas të përcaktohen edhe çmimet e reja në bashkitë e tjera. Të dyja këto nisma të hidhen paralelisht në të njëjtën kohë. MF ka përmbyllur çmimet e referencës për 14 bashki. Në 2025-n presim t’i kemi përfunduar dhe më pastë vazhdojmë me konsultimin”, tha Malaj.
Fondi Monetar Ndërkombëtar pret që ekonomia shqiptare këtë vit të rritet me 3.6 për qind, nga 3.9 për qind që Ministria e Financave pret.
-
-
Ronaldo: Në Arabi nuk shkova për para, jam këtu për të lënë gjurmë
21 Nëntor, 20:14
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128