Gripi dhe virozat e stinës/ ISHP: Mbi 11 mijë pacientë kanë kërkuar ndihmë në spitale në 1 javë
Me luhatjen e temperaturave është shtuar qarkullimi i gripit dhe virozave të tjera. Rreth 11 mijë e 500 persona kanë kërkuar ndihmë ne spitale e qendra shëndetesore. Ndërsa shumë të tjerë janë trajtuar në kushtet e shtëpisë. Sipas drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini virozat kanë prekur çdo moshë. Ato që po dominojnë janë infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
“Predominojnë infeksionet respiratore të sipërme që janë në nivelin 7800 raste në raport me ato të poshtme në nivelin 3500 raste. Në bazë të survejancës së integruar sigurisht që kemi evidentuar qarkullim të gripit të tipit A, por dhe Covid raste sporadike. Rajonet që kanë dendësi më të madhe të popullatës, aty kemi dhe rastet më të shprehura. Këtë vit jemi pak më hershëm duke evidentuar qarkullimn e gripit, sigurisht nga eksperienca dhe në kuadër të ekspertizës, janar- shkurt përkon dhe me pikun e sezonit.”
Pas pandemisë mjekët thonë së shumë viroza janë shfaqur me agresive. Po zgjasin më tepër në kohë dhe po japin temperaturë të lartë. Tek më të vegjlit shefi I Urgjencës së Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” thotë se ka pasur raste dhe të mbivendosje së infeksioneve.
“Sigurisht që mund të kesh dhe infeksione virale të pandërlikuar dhe infeksione bakteriale që kanë lidhje me të. Në shumicën e rasteve kemi mbivendosje. Kemi një numër relativisht më të rritur në raport me stinët e tjera. Normalisht temperatura e lartë 38- 39, kemi kollë ose probleme të rrugëve të sipërme apo të poshtme të frymëmarrjes. Për ta çuar tek mjeku i familjes çdo simptomë bën një alert, sepse mjeku do bëjë ndjekjen periodike të fëmijës dhe është mirë ta çosh në fazat e para.”
Në shtetet ku ka mbërritur më herët gripi i tipit A i njohur dhe si gripi Australian i cili aktualisht po qarkullon dhe tek ne ka rezultuar me përhapje të gjërë dhe më agresiv. Sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik shtamet e këtij varianti ndodhen dhe në vaksinën antigrip që po aplikohet në qendrat shëndetësore për grupet më në rrezik.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128