Hotelet dhe pasuritë e paluajtshme kryesojnë shërbimet/ Në tremujorin e dytë të vitit të gjithë treguesit kanë shënuar rritje

Sipas Institutit të Statistikave, gjatë tremujorit të dytë të vitit pothuajse të gjithë treguesit e shërbimeve dhe prodhimit kanë shënuar rritje, ku më e madhja është tek pagat. Sa i përket shitjeve neto, rritja më e fortë është regjistruar në pasuritë e paluajtshme dhe në hotele. Këto të dhëna nga ana tjetër flasin për ndikimin e turizmit dhe tregut të pasurive në rritjen e ekonomisë.
Aktivitetet në pasuritë e paluajtshme kanë pësuar një rritje të shitjeve neto me 11.1%, krahasuar me një vit më parë. Po ashtu, numri i punësimit është rritur me 3.7%, ndërkohë që pagat me 18.2% nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Ndërkohë, në kategorinë e hoteleve të gjitha indekset paraqiten me rritje. Indeksi i shitjeve neto paraqitet me rritjen më të madhe nga të gjitha kategoritë, përkatësisht me 14.5%. Për sa i përket punësimit, rezulton se hotelet paraqesin një rritje prej 8.7% krahasuar me vitin e kaluar. Përveç numrit të të punësuarve, edhe pagat paraqiten me rritjen më të lartë, përkatësisht me 25.2%.
Gjithashtu, edhe “Bar-Restorantet” paraqesin rritje në të gjitha sektorët, çka përkon me nisjen e sezonit të ri, ku dihet që ka më shumë nevojë për staf dhe pagat janë më të larta. Përkatësisht me 12% janë rritur pagat dhe me 1.6% numri i të punësuarve. Rritje vihet re në të gjitha kategoritë për sa i përket transportit si dhe tregtisë me pakicë.
Nëse i referohemi të dhënave për prodhuesit e të mirave, pagat shënojnë rritje në të gjitha sektorët. Në industrinë, uljen më të madhe e kanë shënuar shitjet neto, ndërkohë sektori i energjisë elektrike ka shënuar uljen më të madhe në indeksin e prodhimit në volum me 5.2%. Edhe furnizimi me ujë dhe trajtimi i mbetjeve ka shënuar një ulje prej 4.7% në indeksin e shitjeve neto. Ndërkohë, për sa i përket ndërtimit, është shënuar rritje në të gjitha kategoritë e tjera./SCAN
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


